Sport

Mbappe: Dua të fitoj Euro 2020 me Francën, Topi i Artë jo më i rëndësishmi!

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 19 May 2021

Rrefehet Kylian Mbappe. Në të njëjtën ditë që Didier Deschamps publikoi listën prej 26 emrash që do të përfaqësojnë Francën në Euro 2020, sulmuesi i PSG foli për TF1 me rastin se ishte imazhi i vaksinimit kundër COVID-19 në Francë.

Mbappe në intervistën e tij zbuloi disa nga objektivat por në të njëjtën kohë edhe dëshirat që ka në karrierë dhe që ëndërron t’i realizojë në të ardhmen. 22-vjeçari nënvizoi gjithashtu se Franca do të luajë për maksimumin në Europianin e kësaj vere.

“Shkojmë me ëndrrën për të fituar Europianin. Do japim gjithçka dhe shpresojmë të kthehemi me Kupën. Lojërat Olimpike? Kam ëndërruar gjithmonë të luaj atje dhe shpresoj të jem. Topi i Artë? Gjëja e parë është grupi sepse futbolli është sport kolektiv. Është e qartë se më pas “Topi i Artë” është një ëndërr, por jo më e rëndësishmja. Jam shumë i kënaqur që Pele ka folur mirë për mua, ai është idhull për mua.

-Advertisement-

Unë më i shtrenjti në merkato? Nuk hutohem, nuk janë para që hyjnë në xhepat e mi dhe nuk mendoj për këtë. Shijoj çdo ditë dhe e di se jam me fat. Dua të fitoj, kaq”, u shpreh Mbappe. Në këtë sezon 22-vjeçari ka arritur të realizojë në total 34 gola me fanellën e PSG, 26 në kampionatin francez dhe 8 në Champions League.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera