“Mbappe donte Real Madridin, kishte një shans edhe te Barcelona”
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 21 May 2019
Ish-trajneri i PSG, Unai Emery, tha se Kylian Mbappe dëshironte të bashkohej me Real Madridin, para se gjigantët francezë ta bindnin përfundimisht për të qëndruar. Mbappe ka qenë i lidhur ngushtë me gjigantët e La Liga-s, ndërkohë që së fundi, 20-vjeçari i talentuar i ka shtuar spekulimet për të ardhmen e tij, duke pohuar se mund të jetë koha për një “projekt të ri”.
Kampionët e Ligue 1 i hodhën poshtë komentet e Mbappe, duke këmbëngulur se kampioni i botës do të mbetet në Paris. Megjithatë, Emery, i cili i drejtoi parizienët një sezon në Francë, zbuloi dëshirën që Mbappe kishte për të nënshkruar me Real Madridin, gjatë kohës së tij në stolin e PSG (2017-2018).
“Në një moment, të gjithë u angazhuan te PSG për ta bindur, – tha Emery për “Cadena SER”. – Unë bisedova me të dhe me babain e tij për të qëndruar. Ai donte të zgjidhte Real Madridin, gjithashtu kishte një shans te Barcelona. Të gjithë bashkë e bindëm me projektin e PSG dhe ai vendosi të qëndrojë. Ne kishim para për t’ia vendosur mbi tavolinë dhe këtë bëmë”.
Mbappe u bashkua me PSG nga Monaco, fillimisht si huazim dhe pastaj si blerje përfundimtare për shumën e 180 milionë eurove, në gusht 2017. Që atëherë, Mbappe ka shënuar 59 gola në të gjitha garat. 32 gola ka shënuar deri më tani në Ligue 1, këtë sezon.
Të tjera
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...