Lajme

Mbahet takimi i parë njoftues me Grupin Punues për Veting

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 20 January 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbledhur Grupin Punues për Veting në takimin e parë njoftues.

“Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, është mbajtur takimi i parë njoftues i grupit punues për hartimin dhe finalizimin e projektligjeve për realizimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë si dhe ofrimin e mbështetjes për Komisionin Ad hoc të Kuvendit për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.”

“Ministrja Haxhiu e cila ishte pjesë e takimit, fillimisht falënderoi të pranishmit për kontributin e deritanishëm, duke vlerësuar edhe njëherë si të rëndësishëm zhvillimin këtij procesi reformues në drejtësi dhe përmbylljen e tij në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet tjera kushtetuese dhe ndërkombëtare”.

-Advertisement-

Haxhiu ka shprehur keqardhje për mungesën e akterëve të Sistemit të Drejtësisë në një takim të tillë.

“Mes tjerash, Ministrja Haxhiu edhe njëherë ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributit profesional të të gjithë akterëve në këtë proces, atyre vendor dhe ndërkombëtar dhe njëkohësisht shprehu keqardhjen për mungesën e akterëve të Sistemit të Drejtësisë në një takim kaq të rëndësishëm për vetë sistemin e Drejtësisë”.

“Përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, ritheksuan rëndësinë e procesit, zhvillimit të tij në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe gjithashtu ofruan mbështetjen e tyre në zhvillimin dhe përmbylljen e këtij procesi”.

“Të pranishëm në takim ishin gjithashtu përfaqësues institucionalë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë zhvillimorë ndërkombëtar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera