Mbahet seanca e Apelit në çështjen Gucati e Haradinaj
Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 01 December 2022
Në Dhomat e Specializuara, sot dhe nesër, mbahet seanca e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj.
Pas kërkesës nga mbrojtja e Haradinajt, e shprehur në versionin e korrigjuar të ankesës, Paneli i Apelit ka lëshuar një urdhër me të cilin ka caktuar seancën në datat e mësipërme.
“Çështja ka të bëjë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, sipas nenit 15(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Sipas aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj, respektivisht kryetar dhe nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara .
Aktgjykimi u shpall më 18 maj 2022. Të dy të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin.
“Gucati dhe Haradinaj i dorëzuan njoftimet për apel ndërsa ZPS-ja ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të apelojë aktgjykimin e shkallës së parë”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Të tjera
-
Hidhet mjet piroteknik në drejtim të karabinierëve të KFOR-it në Mitrovicë
Një i mitur në Mitrovicën e Jugut ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të...
-
Ministrja e Jashtme gjermane: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politike në Siri dhe do t...
-
Ndodhë në Deçan: Nipi ia vjedh gjyshes 9 mijë euro, një pjesë ia jep dy të miturve për të blerë ạrmë
Një i mitur në Lëbushë të Deçanit dyshohet se i ka vjedhur 9 mijë euro në sht...
-
SHBA: Agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të New Orleans
Agjencitë amerikane të rendit dhe zbulimit janë të shqetësuar se mund të ketë...
-
Rrahje masive në Pejë, të përfshira edhe katër gra
Dhjetë persona janë përfshirë gjatë së premtes në një rrahje masive në qyteti...
-
Trump do të dënohet nga gjykata pak para se ta marrë detyrën e Presidentit
Një gjykatës ka urdhëruar që Donald Trump të dënohet më 10 janar për çështjen...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë na pret mot i ftohtë dimëror, me vranësira e intervale kohore m...
-
Zhduken dy vajza të mitura në Fushë Kosovë
Një nënë në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se dy vajzat e saj të mitura ...
-
Bie koha e pritjes në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare
Ngarkesat më të mëdha në pikat kufitare për të dalë nga Kosova këtë mëngjes j...
-
Policia jep detaje të reja për vrạsjen në tentativë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Mine Peza” në Pris...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Me depërtimin e frontit të ftohtë, të shtunën parashikohet që gjatë orëve të ...
-
Moment rrëqethës, ka vite pa e parë, Parashqevi Simaku më në fund takohet me djalin e saj
Dëshira e saj më e madhe prej vitesh, sot është bërë realitet! Parashqevi...