Mbahet konferenca ‘Vajzat në Teknologji’
Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 28 April 2017
Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me IPKO Foundation, Ambasadën Amerikane, Empower USAID dhe AUK organizojnë konferencën ‘Vajzat në Teknologji’.
Kjo ngjarje organizohet me qëllim të zgjerimit të gamës së kësaj ngjarjeje, duke synuar ngritje të vetëdijes lidhur me mundësitë e vajzave/grave në sektorin e TIK përmes një matrice shumëdimensionale perspektivash, historish suksesi, si dhe mundësi rrjetëzimi për vajzat pjesëmarrëse dhe gratë punëdhënëse aktive në këtë sektor.
Të pranishëm në këtë Konferencë janë, Kadri Veseli – Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Blerand Stavileci – Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Colleen Hyland – Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën Amerikane, përfaqësues të AUK, IPKO Foundation etj.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK zëvendës-shefja e Misionit të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland do tu drejtohet të pranishmëve.
Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK u inicua në vitin 2010 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit, organ ky i Kombeve të Bashkuara përgjegjës për çështjet që kanë të bëjnë me teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.
Ngjarjet në kuadër të shënimit të kësaj dite janë pjesë e aktivitetit ndërkombëtar drejt inkurajimit të më shumë grave për të studiuar lëndë nga shkencat, teknologjitë, inxhinieringu dhe matematika (STEM).
Që nga fillimi i saj në vitin 2010, Dita e Vajzave në TIK është shënuar në 150 vende me më shumë se 3.500 ngjarje të ndryshme. Gjatë dy viteve të fundit, Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK) ka organizuar festime të Ditës së Vajzave në TIK në Kosovë
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...