Mbahet Forumi i 2-të Ndërkombëtar i Ekonomisë Meteorologjike

Autori: Gazeta inFokus
10:48 | 05 September 2023
Ditët e fundit u zhvillua në Pekin Forumi i 2-të Ndërkombëtar i Ekonomisë Meteorologjike, ku pjesëmarrësit shkëmbyen thellësisht mendime mbi temën “Ndryshimi i klimës dhe energjia e re”. Në forum u publikuan edhe shumë rezultate të rëndësishme, si “Raporti i klimës ‘Një brez, një rrugë'” shkruan CMG.
Në sfondin e temperaturave globale që thyejnë vazhdimisht rekorde dhe ngjarjeve ekstreme të motit dhe klimës që ndodhin shpesh, parandalimi dhe pakësimi i fatkeqësive, reagimi ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhvillimi i ekonomisë meteorologjike janë bërë fokusi i komunitetit ndërkombëtar.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike Petteri Taalas vuri në dukje në fjalimin e tij se, me intensifikimin e ndryshimit të klimës, ngjarjet ekstreme të motit janë më të shpeshta dhe shumë vende kanë shënuar rekorde të reja të temperaturave të larta. Sipas tij, në pesë vjetët e ardhshëm ngrohja globale ka të ngjarë ta tejkalojë pragun e ngrohjes të përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit.
“Sipas situatës së tanishme, në fundin e këtij shekulli ngrohja globale do të rritet 2.5-3 celsius dhe ndryshimi i klimës do të ketë ndikime negative mbi vende të ndryshme, duke përfshirë Kinën. Ndryshimi i klimës do të shkaktojë probleme si shkrirja e akullnajave, intensifikimi i stuhive tropikale, përmbytjet, thatësirat, valët e të nxehtit dhe përkeqësimi i cilësisë së ajrit. Nëse prirja negative vazhdon deri në vitet ’60 të këtij shekulli, do të ketë gjithnjë e më shumë ndikime negative mbi vendet dhe zhvillimin ekonomik,” theksoi ai.
Taalas tha se Kina është bërë një udhëheqëse në fushën e meteorologjisë në botë, ndërkohë që po e ndan përvojën e vet me vendet e tjera.
“Organizata Botërore Meteorologjike po promovon shërbime të përmirësuara të paralajmërimit të hershëm dhe metoda të reja të monitorimit të gazit serrë. Kam mësuar me kënaqësi që Kina ka investuar për të zhvilluar departamentin e saj meteorologjik gjatë tre dekadave të fundit dhe është bërë një ndër udhëheqëset në fushën e meteorologjisë në botë. Ju keni satelitë shumë modernë, sisteme vëzhgimi shumë moderne dhe burime të pasura kompjuterike me performancë të lartë. Ju gjithashtu keni trajnuar talente dhe keni forcuar vazhdimisht bashkëpunimin ndërkombëtar. Jemi shumë të lumtur që shohim se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e tjera për të ndarë përvojat,” vuri në dukje ai për medien kineze.
Ndryshimi i klimës lidhet ngushtë me problemet e energjisë. Tani Kina po kryen rregullimin e strukturës së vet industriale e energjetike dhe po zhvillon energjinë e re, duke nxitur shndërrimin e modelit të vet ekonomik mbi bazën e tregut dhe duke dhënë kontribut pozitiv për përballin e ndryshimit të klimës dhe zhvillimin e vazhdueshëm. Në vitin 2015 Kina propozoi një nismë madhore për të ndërtuar internetin global të energjisë, e cila mori mbështetje të gjerë dhe përgjigje pozitive nga komuniteti ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, praktika e internetit të energjisë të Kinës gjithashtu ofron referencë për transformimin global të energjisë. Liu Zehong, nënkryetar i Organizatës për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin e Ndërlidhjes Globale të Energjisë, theksoi:
“Deri në fundin e vitit 2020, kapaciteti i instaluar për prodhimin e energjisë së përtëritshme i Kinës arriti në 1.21 miliardë kilovatë, me kapacitete të instaluara të energjisë ujore, të erës, diellore dhe të biomasës që renditen të parat në botë. Në vitin 2022, prodhimi vjetor i energjisë arriti në 270 milionë kilovatorë, lëshimet vjetore të dioksidit të karbonit janë ulur me 2.26 miliardë tonë, 37 projekte të transmetimit të tensionit ultra të lartë përfunduan dhe u vunë në punë e kapaciteti i transmetimit ndërmjet provincave dhe rajoneve arriti në 300 milionë kilovatë. ”
Si një nga veprimtaritë e Panairit Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime të Kinës 2023, Forumi Ndërkombëtar i Ekonomisë Meteorologjike publikoi edhe shumë rezultate të rëndësishme, duke përshirë raportin “Shërbimet e integruara të motit e klimës në përkrahje të kalimit drejt energjisë neto zero”, që ofron rastet më të mira të praktikës për shërbimet e motit, dhe “Raportin e klimës ‘Një brez, një rrugë'”, që nxit njohjen e ndërsjellë të vendeve përgjatë “Një brez, një rrugë” dhe ndihmon ndërmarrjet të “dalin jashtë vendit.”

Të tjera
-
Rama uron Fitër Bajramin: Zoti ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar besimtarët myslimanë për fest...
-
26 vjet nga vṛasja e katër anëtarëve të familjes Morina, nesër në Milloshevë mbahen homazhe
Me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina, Fej...
-
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane paralajmëron aplikantët për viza për në SHBA
Ambasada Amerikanë në Tiranë ka dalë me një lajmërim të rëndësishëm për perso...
-
Vance paralajmëron Danimarkën: Nuk po e ruani Groenlandën nga Rusia dhe Kina
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance akuzoi të Danimarkën se nuk po bën një pu...
-
Edhe dy ditë kohë për zyrtarët publikë që ta deklarojnë pasurinë
Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklarua pasurinë nga...
-
Rama: Shqiptarët të votojnë më 11 maj për të afruar Shqipërinë në BE
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve në zgjedhjet e...
-
Në prag të Festës së Bajramit, Osmani bën thirrje të mbështeten fëmijët me ‘Down Syndrome’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka promovuar mbështetjen që Preside...
-
Në prag të festës së Fitër Bajramit, Haradinaj uron besimtarët myslimanë
Në prag të festës së Fitër Bajrami, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka përc...
-
Edhe komandanti i FSK-së uron Fitër Bajramin
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ka uruar Festë e Fitër Bajramit. Në p...
-
Begaj uron shqiptarët myslimanë për Fitër Bajram
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslim...
-
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve
Nga prilli, rryma në Kosovë mund të rritet për 15 për qind. Por, kjo rritj...
-
Osmani solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave
Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mi...