Mbahen konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë
Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 09 October 2026
Në Prishtinë u mbajtën konsultimet politike ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, në kuadër të dialogut të rregullt politik dhe institucional ndërmjet dy vendeve.
Konsultimet u kryesuan nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, z. Ilir Muçaj dhe Ambasador i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, z. Naoki Takahashi. Gjatë konsultimeve, palët diskutuan për marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, si dhe mundësitë për iniciativa të reja në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.
Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet dhe sfidat rajonale, përfshirë sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe çështje me interes të përbashkët në kuadër të bashkëpunimit shumëpalësh. Në këtë kuadër, u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë në forumet ndërkombëtare dhe mbështetjen për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Konsultimet rikonfirmuan rëndësinë e dialogut të rregullt ndërmjet dy vendeve dhe gatishmërinë e përbashkët për të vijuar angazhimin në drejtim të forcimit të marrëdhënieve Kosovë–Japoni dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

T� tjera
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
































