Sport

Mayweather tregon sa ka para në llogarinë bankare [Video]

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 15 September 2017

Floyd Mayweather u tërhoq nga boksi profesional me 26 gusht, duke mposhtur Conor McGregor për t’i dhënë fund karrierës së tij dhe duke nënvizuar një rekord fitoresh prej 50-0.

Në fillim të intervistës së tij, Diego e paraqet atë si kampion botëror, por Mayweather thekson se ai në të vërtetë është ish-kampion, sepse hera e fundit që hyri në ring kundër irlandezit ishte “periudhë e parave”.

Diego e pyet atë edhe për gjendjen e llogarisë bankare.

-Advertisement-

Mayweather pëlqen të mburret me paratë dhe në fakt ai njihet si “Money”.

“Sa para keni në llogarinë tuaj bankare” , ishte pyetja e Diegos. Ndërsa Mayweather thotë që është një shumë në mes të 200-300 milionë dollarëve.

Mayweather i cili pak ditë më parë është ‘kapur’ në një foto së bashku me striptizerën më të njohur në Amerikë, poashtu ka zbuluar se ka 7 të dashura dhe 25 makina. /IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera