Mayweather ka ofertë të madhe për të luftuar në kafaz
Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 14 December 2017
Floyd Mayweather Jr. ka menduar rikthimin në sport, por jo në sportin e boksit profesionist ku është pensionuar me bilanc perfekt prej 50 fitoresh nga po aq meçe, shkruan Daily Mail.
Ish-kampioni i botës në pesë kategori të ndryshme në boksin profesionist thotë se i është ofruar një marrëveshje prej disa luftërave për të hyrë në kafaz në serinë më të njohur të arteve marciale të përziera (MMA), në UFC, përcjell Koha Ditore.
Pasi ka mposhtur mbretin e UFC-së, irlandezin Conor McGregor më 26 gusht të këtij viti në një duel në 12 raunde në boks profesionist, Mayweather u ka thënë adhuruesve të tij se ka ende shumë mundësi për të nëse dëshiron të kthehet. Mayweather fitoi duelin e boksit, që është vlerësuar si më fitimprurësi në histori, me nokaut teknik në raundin e dhjetë.
Në një video në “Instagram” ai ka thënë: “Ju e dini se jam një njeri i parasë. Jam njeri i parasë. Më kanë telefonuar jo shumë kohë më parë dhe më kanë pyetur nëse dua të kthehem në sport. Mund të kthehem menjëherë. Nëse dua mund të kthehem menjëherë të ngjitem në UFC. Mund të luftoj në kafaz. Mund të bëj një marrëveshje tri-katër luftëra në kafaz dhe të fitoj një miliard dollarë. Mbani në mend, unë jam Floyd “Paraja” Mayweather dhe unë ju dua dhe ju më doni mua”.
Mirëpo, realiteti është se me gjithë aftësinë e tij të biznesit dhe gjenialitetin në marketing, në moshën 40-vjeçare dhe pa përvojë të mëhershme në MMA, Mayweather me gjasë do të dëmtonte trashëgiminë e tij me futje në një sport të ri.
Në të vërtetë do të ishte befasuese të shihej Mayweather të ngjitej në kafazin e UFC-së.
Pa dyshim se McGregor do të pëlqente këtë. Irlandezi kishte bërë kalimin nga UFC në boksin profesionist, për t’u u ndeshur me mbretin Mayweather. Ai ka deklaruar se do të pëlqente tash që një boksier të futet në kafazin e UFC-së e të ndeshet me të.
Të tjera
-
Serbi: Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd
Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e ka...
-
Gjobë dhe konfiskim i patentë shoferit ndaj dy shoferëve që kryen gara të jashtëligjshme në Mitrovicë
Policia e Kosovës në Mitrovicë ka identifikuar dhe marrë masa ndaj dy shoferë...
-
Hamza me premtime në Ditën e Veteranit: Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e ...
-
Koreja e Jugut urdhëron inspektim të linjave ajrore pas aksidentit të rëndë
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një in...
-
Aktakuzë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë nda...
-
Fluturimi Tiranë-Hamburg devijon dhe ulet në Vjenë, pasagjerët zbulojnë arsyen
Një fluturim Tiranë-Hamburg ka devijuar nga itinerari i tij dhe ka zbritur në...
-
“Dëmi 37 milionë euro” – Aktakuza e re ndaj Nagip Krasniqit, këta janë dy të akuzuarit e tjerë
Një proces gjyqësor tashmë e ka nisur. Mirëpo, ish-kryeshefit të Korporatës E...
-
Presidentja Osmani: Prioritet mbetet mbrojtja e secilës pëllëmbë të territorit tonë në bashkëpunim me partnerët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet kryesor, më 2025, m...
-
Edhe një aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit, bashkë me dy persona tjerë i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish kryeshefit të KEK’ut, ...
-
ShKK-ja pranon donacionin më të madh të dhuruar ndonjëherë nga EULEX-i
Shërbimi Korrektues i Kosovës sot ka pranuar donacion e radhës nga EULEX-i. ...
-
A do të dërgohet me forcë Kurti për të dëshmuar, Isufaj: Ligji zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk bëhet në mënyrë selektive
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, gjatë konferencës për me...
-
“Lepuj” dhe “kërmij”, Isufaj e quan fyerje deklaratën e Kurtit: Kemi pesë aktakuza ndaj ish ministrave, asnjë ndaj këtyre aktualë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj i është përgji...