Sport

Mavraj sjellë befasinë e parë të madhe të vitit 2018

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 01 January 2018
Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat turke përsa i përket transferimeve të futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares, Mërgim Mavraj. Futbollisti shqiptar rapotohet se ka arritur akordin me gjigandët e Fenerbahçes.

Në rast zyrtarizimi, Mavraj do të përfitonte 1,7 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, ku do të ishte shok skuadre me emra shumë të njohur të futbollit botëror si Van Persi, Dirar, Skrtel, Valbuena apo Kameni shkruan panorama.

31-vjeçari do të bëhet futbollisti më i paguar shqiptar, duke kaluar edhe Shkëlzen Gashin, i cili përfiton 1.6 milionë euro. Mavraj pritet të firmosë një kontratë tre vjeçare me Fenerbahçen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera