Sport

Mavraj befason me skuadrën e re

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 23 August 2018

Pas ndarjes me Hamburgun, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj përkohësisht ka mbetur pa skuadër, por duket se së shpejti do të vendosë për të ardhmen.

Ai mund t’i bashkohet Migjen Bashës te grekët e Arisit të Selanikut. Lajmi është bërë publik nga “Gazzeta.gr” e  cila raporton se palët janë në bisedime dhe pritet një akord i mundshëm.

Media greke tregon se oferta e parë është refuzuar nga mbrojtësi shqiptar, për shkak të rrogës, së ulët, teksa verdhezinjtë, po tentojnë për të bindur Mavrajn që ka mbetur momentalisht pa klub.

-Advertisement-

Mbrojtësi ndërpreu para pak kohësh kontratën me skuadrën e Hamburgut, pas një sezoni për t’u harruar.

Transferimi i Mavrajt te klubi i ri sa më shpejt, do të ishte mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, në prag të Ligës së Kombeve, gjithsesi priten zhvillime të reja në orët në vazhdim.Kujtojmë që në kampionatin grek aktivizohen edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares, siç janë, Basha, Lila, Kaçe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera