Sport

Mauro Icardi merr vendim të papritur në lidhje me Wanda Naran

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 24 Tetor 2021

Mauro Icardi u kthye në skuadrën e PSG, por ai e hoqi nga lista e të ndjekurve  gruan dhe agjenten e tij Wanda Nara në Instagram, duke shkruar se “nuk është aq keq të jesh solo”.

Saga e ish-sulmuesit të Interit vazhdon, me statusin e marrëdhënies së tij që mund të ndikojë në një transferim të ardhshëm në Serie A, pasi Juventusi dihet se është i interesuar për argjentinasin.

Gjatë ditëve të fundit, dyshja e kanë përjetuar krizën e tyre ashtu siç kanë përjetuar pjesën më të madhe të martesës së tyre – përmes mediave sociale dhe gazetave, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Deri më tani, sulmuesi ndiqte vetëm gruan e tij në rrjetin social, por tani e hoqi edhe atë nga lista.

Icardi më pas postoi një imazh të tij në fanellën e Paris Saint-Germain, me krahët e ngritur triumfalisht.

“Nuk është aq keq të jesh solo “, thuhej në mbishkrim.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy