Sport

Matthaus tregon cila skuadër do të triumfojë në sfidën Spanjë-Francë

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 09 July 2024

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, në një intervistë për ‘Sport Bild’, ka folur për ndeshjen Spanjë-Francë.

Spanja dhe Franca do të përballen sonte në gjysmëfinalen e parë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Ikona e futbollit gjerman mendon se Spanja ka treguar formë më të mirë këtë Evropian, megjithatë, sipas tij, Franca do të kalojë në finalen e EURO 2024.

-Advertisement-

“Deri më tani spanjollët janë skuadër që ka lënë më shumë përshtypje në Kampionatin Evropian, por mungesat e Le Normand, Carvajal dhe Pedri mund të ndikojë në lojën e Spanjës”, tha ai.

“Mendoj se do të jetë një fitore e ngushtë e Francës”, ka pohuar Matthaus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera