Sport

Matthaus-Kosova ky është lajmi i fundit!

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 25 October 2017

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus ka mohuar çdo spekulim që e lidhë atë me stolin e Përfaqësueses së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Mediat e shumta dje raportuan se ish-lojtari i skuadrave të mëdha, do të bëhet trajneri i ardhshëm i Kosovës.

Megjithatë kjo doli të jetë vetëm një spekulim. 56-vjeçari ka folur për mediat e huaja dhe ka thënë se nuk ka gjasa të ndodhë kjo.

-Advertisement-

“Selektor, nuk ka shanse, mohoj ashpër mundësinë për t’u bërë trajner i Kosovës”, ka thënë Matthausi.

Gjermani ka qenë një futbollist i shkëlqyer duke bërë afro 600 paraqitje në karrierë në skuadra të ndryshme, por në anën e menaxhimit ai nuk ka qenë i suksesshëm asnjëherë. Matthaus ka menaxhuar skuadra si Rapid Wiena, Partizani i Beogradit, Hungaria, Red Bull Salzburg, Maccabi Netanya dhe Kombëtaren e Bullgarisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera