Lajme

Matoshi tregon se cili do jetë roli i tij në Qeverinë e re

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 09 September 2017

Halil Matoshi, publicisti që iu bashkua në zgjedhjet e fundit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka treguar për Klan Kosovën se roli i tij në qeverinë e re do të jetë në fushën e informacionit.

“Ne të gjithë anëtarët e aleancës jemi pjesë e stafit të Haradinajt dhe do të ndihmojmë secili, edhe unë do ta ndihmojë qeverinë e vendit tim, sigurisht në çështje të informimit”, ka treguar Matoshi.

I pyetur për problemet që mund të shkaktohen sot me vonesën eventuale të deputetëve të Listës Serbe, pasi ata tashmë gjenden për konsulta në Beograd, Matoshi ka thënë se s’do ketë kurrfarë problemesh dhe se Haradinaj votohet sot kryeministër.

-Advertisement-

“Deputetët e Listës Serbe do të jenë në Kuvend, pavarësisht se mund të vonohen. Sot, deputetët kanë të drejtë të debatojnë dhe sigurisht se do të marrë kohë kjo punë. Por, nuk do të ketë problem dhe Ramush Haradinaj do të votohet si kryeministër i qeverisë së ardhshme dhe nga e hëna do të jetë në zyrën e tij”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera