Matoshi godet deputetët e LDK-së: Po e luajnë lojën e djallit
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 25 August 2017
Anëtari i AAK-së, Halil Matoshi, në një polemikë me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se deputetët e LDK-së po bëjnë lojën e djallit pasi po e komplikojnë procesin e formimit të institucioneve duke mos u sjellur në mënyrë institucionale.
Ai ka thënë se LDK po i ndihmon Kurtit në këtë lojë antikushtetuese, sepse siç thotë ai bashke po duan me ia imponu koalicionit fitues të zgjedhjeve të nominuarit për udhëheqës të institucioneve dhe vet rregullat e lojës.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Polemike me Driton SelmanajnAlbin Kurti po ia kushtezon PAN-it dhe LDK-se se ke kane me e propozu per Kryekuvendar, perkatesisht ke kane me e caktu per lider partie ose per udheheqes te negociatave me ta;
LDK po i ndihmon vet ne kete loje antikushtetuese Zotni Kurtit, sepse bashk me te po duen me ia percaktu koalicionit fitues te zgjedhjeve (gara zgjedhore perndryshe nuk do te kishte kuptim, pa fitues…) te nominuemit per udheheqes te institucioneve dhe vet rregullat e lojes!
Ne anen tjeter, koalicioni LAA po e mban peng AKR-ne e Zotni Pacollit duke e stigmatizu nese kjo organizate politike e pavarme e shfrytezon mundesine per me e zhbllokue procesin – per mose me e leju evndin me hy ne krize institucionale – duke votu per krijimin e oragneve drejtuese te Kuvendit, perkatesisht Qeverine e Kosoves dhe shih ti, per tane keto lojna te dyja palet VV dhe LAA hedhin akuza ne drejtim te PAN-it, qe po kerkon kohe kushtetuese per ndertimin e institucioneve te dala nga vota e 11 qershorit, e ne pajtim me Kushtetuten e Republikes, qe ia jep te drejten ekskluzive PAN-it per me e propozu Kryetarin e Kuvendit dhe mandatarin e Qeverise!P.S.Pse Driton ti si jurist, deputet i zgjedhun i nji partie institucionaliste nuk po i reagon Kurtit – per propozimet e tij (tyne) antikushtetuese – kur po del ne foltore e po thot se duhet me e zgjedh VV + LAA Kryetarin e Kuvendit?
LDK si parti shtetndertuese do te duhej me e votu Kryetarin e Kuvendit, sepse dihet botnisht se nuk asht ne fuqine e asnji force tjeter politike ky propozim pos te koalicionit fitues te zgjedhjeve, pale te kalohet ne hapin e dyte e te shihet nese mansdatari i PAN-it per Qeverine e Republikes mund te kaloje ne Kuvend ne votimin e pare (e ju e dini saktesisht se Ramnush Haradinaj ka me kalu!) dhe nese nuk i ka votat, kjo do t’i kalohet diskrecionit te Presidentit, per veprimet tjera!
Kjo asht rruga kushtetuese i nderuemi Zotni Selmanaj!
Vertet kam prit se sidomos deputetet e LDK-se do et sillen konform Kushtetutes, por jo, ata vetem sa po e komplikojne procesin duke ba lojen e djallit!
Pra i dashtun Driton, turpi nuk i perket PAN-it, porse ai asht da ne hise mes jush – tuj e mbulu krejt Kuvendin – sepse ju po vazhdoni te mbeteni peng i VV-se!
Ata po ua shtrijne doren, ama simas kushteteve te tyne qe ne thelb jane poshtnuese per ju!
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...