Lajme

Matoshi: Duam të ndjehemi amerikan dhe për ndjenjën tonë nuk vendos Lutfi Haziri

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 13 December 2018

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, shkruan Gazeta inFokus.

Haziri e ka kritikuar Qeverinë Haradinaj duke thënë se bartësit e Qeverisë së Kosovës se janë treguar mosmirënjohëse ndaj Bashkimit Evropian, me rastin e krijimit të ushtrisë.

Ndërsa Matoshi i është përgjigjur Hazirit duke i thënë se Kosova është vendi më besnik i BE’së, dhe kur jemi në agun e një dite historike, ne duam të ndjehemi amerikanë dhe për ndjenjat tona nuk vendos Lutfi Haziri, ka shkruar Halil Matoshi në Facebook.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Halil Matoshit:

Ushtria e Kosovës është vendim sovran, i një shteti të pavarur, për të përmbyllur arkitekturën e vet të sigurisë, dhe me synim për ta shpaguar kontributin e kombeve demokratike që i kanë shërbyer lirisë, paqes e stabilitetit të vendit tonë.
Vendi ynë është nder vendet më besnike të asaj që i themi BE, por e ka një problem, jo më pak dhe jo më ultë se të gjitha shtetet europiane. Kosova nuk mund të eksportojë në Serbi mallëra, sepse duhet origjinë serbe e tyre, Kosova humb 30 milionë euro në vit sepse Serbia nuk e zbaton Marrëveshjen për energjinë të arritur në Bruksel; Kosova është një shtet sovran dhe shumë europian, por nuk pranon nënshtrimin 20-vjet në liri. Prandaj, kur jemi në agun e një dite historike, ne duam të ndjehemi amerikanë dhe për ndjenjat tona nuk vendos Lutfi Haziri!/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera