Lajme

MASHTI do të ndërtojë çerdhe të parafabrikuara

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 13 April 2023

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ministria që ajo drejton është duke punuar intensivisht në edukimin e hershëm të fëmijëve, përkatësisht në ndërtimin e çerdheve.

Ajo tha se ministri ka planifikuar që të ndërtojë çerdhe të parafabrikuara të cila janë trend në botë dhe që mund të lëvizin nga një vend në një tjetër në varësi të nevojës së popullsisë.

Nagavci ka thënë se edukimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për fëmijët dhe shoqërinë në përgjithësi, teksa ka treguar se në fillim të mandatit të saj është zotuar për 160 çerdhe të reja.

-Advertisement-

“Një nga prioritet tona ka qenë edukimi i hershëm i fëmijëve. Kemi finalizuar Ligjin për Fëmijëri të Hershme. Element tjetër po aq i rëndësishëm është edhe krijimi i infrastrukturës së duhur për fëmijët. Kemi dhënë zotimin se do t’i ndërtojmë 160 çerdhe gjatë mandatit tonë”, raporton EO.

“Ndërtimi i çerdheve është drejtuar në tri drejtime kryesore, ndërtimi i çerdheve të reja dhe rikonstruktimi i atyre të vjetrave. Ndwrsa, po fillojmë punën për ndërtimin e çerdheve të parafabrikuara, që është një trend i ri i agjendës së gjelbër që shkurton kohën e ndërtimit nga dy vite ne katër muaj. Kanë mundësi që të lëvizin nga nja vend në tjetrin varësisht lëvizjes se popullatës”.

“Për 2 vjet qeverisje, kemi ndërtuar 4 çerdhe, një në Prizren, një në Istog, që janë ndërtime të reja. Një në Zhegër të Gjilanit kemi adaptuar një shkollë në çerdhe dhe po ashtu në Viti. Pas përfundimit të këtyre çerdheve i kemi në proces 19 objekte për çerdhe, prej tyre janë 14 të reja, në Istog, Klinë, Suharekë, Komoran, Gllogoc, Prizren, Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan. Po ashtu jemi në proces te adaptimit të pesë shkollave në çerdhe”.

Ajo ka treguar se gjashtë çerdhe do të ndërtohen me fondet e IPA-s. Nagavci theksoi se janë marrë parasysh nataliteti, madhësia e vendbanimeve, në mënyrë që çerdhet të ndërtohen aty ku edhe nevojitet.

“Synim i jonë është që të ndërtojmë çerdhe edhe në zonat rurale që t’ju ofrohet mundësi dhe qasje e barabartë në edukimin e hershëm edhe fëmijëve të këtyre zonave”, ka shtuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera