Lajme

Masat e reja/ Kjo kategori mund të lëvizë lirshëm edhe një orë pas fillimit të orës policore

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 17 November 2020

Kreu i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi  ka thënë se është konfirmuar nga autoritetet përgjegjëse se punëtoret mund të lëvizin edhe për një orë pas fillimit të orës policore pavarësisht se janë në Komunat në zonën e kuqe dha ka kufizim të lëvizjes.

“Punëtoret që punojnë ne zonat e kuqe dhe ku ka ore policore, mund te levizin, perkatesisht te kthehen ne vendbanimet e tyre, deri ne nje ore, pas fillimit te ores policore. Te njejtit duhet te kene vertetimin qe kane qene ne orar te punes, deri ne ora 19:00” , ka thënë ai.

Ndërsa për punëtoret që punojnë në turne, Rukiqi tha se duhet të jenë të pajisur me dokumentin e lëshuar nga ATK.

-Advertisement-

“Per punetoret e kompanive qe e kane te organizuar punen me turne, nga sektoret qe ju lejohet veprimtaria, pra qe punojne edhe pas ores 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK”, ka shkruar kryetari i Odës Ekonomike.

Nga dita e premte më datë 13 nëntor 2020, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja antiCOVID ku  komunat me rrezik të lartë të infeksionit me mbi 150 persona të infektuar në 100.000 banorë për një javë, janë në zonë të kuqe dhe kanë kufizim të lëvizjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera