Lajme

Masakra në shkollën fillore të Beogradit, vjen dorëheqja e parë nga qeveria serbe

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 07 May 2023

Ministri i Arsimit i Serbisë, Branko Ruzhiq, ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij të parevokueshme kryeministres serbe Ana Brnabiq, duke thënë se “dorëheqja është akt personal por edhe politik, në shoqëritë e zhvilluara demokratike është shenjë fuqie dhe në rajonin tonë shumë shpesh shenjë dobësie”.

Në letrën që ia dërgoi kryeministres serbe, Ruzhiq ka shkruar se “u shpreh ngushëllimet më të thella të dashurve të viktimave në dhimbjen e papërshkrueshme”, shkruan KO, trasnmeton Express.

“Pamjet dramatike të ngjarjeve nga shkolla, lotët e derdhur kur u shpreh ngushëllimet prindërve të pangushëllueshëm të fëmijëve të lënduar do t’i mbaj si vulë në shpirtin tim për gjithë jetën time”, tha Ruzhiq në letrën e dorëheqjes, të cilën ai e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera