Rozë

Mary J. Blige: Martesa e dështuar më bëri të mendoj se nuk vlej asgjë

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 04 July 2017

Mary J.Blige ka thënë se martesa e dështuar e saj me ish-menacherin Kendu Isaacs e ka bërë atë të mendojë që nuk vlen asgjë.

“Para botës ndihesh e thyer dhe e manipuluar. Përpiqesh ta mbrosh atë person, përpiqesh ta mbledhësh veten, por kur shkon në shtëpi je krejtësisht e thyer. Përpiqesh të përballesh me këtë gjë, por unë kisha filluar të mendoja që nuk vlej asgjë”, ka thënë ajo në një juri festivali në Neë Orleans.

Blige ka rishkruar albumin e saj pas dramës së divorcit.

-Advertisement-

Fituesja e nëntëfishtë e çmimit Grammy ka bërë kërkesën për divorc nga Isaacs në muajin korrik të vitit 2016.

“Të jesh Mary J.Blige, e famshme është sekondare. Unë para së gjithash jam njeri. Vuaj njëjtë si të gjithë të tjerët”, ka thënë tutje këngëtarja, transmeton Klan Kosova.

Blige ka treguar dhe ka ndarë me publikun edhe faktin se si ish-bashkëshorti e ka bërë atë të mos ndihet atraktive.

Ajo nuk e ka lënë pa e përmendur edhe faktin se i jep ish-bashkëshortit të saj 30,000 dollarë çdo muaj.

“Si është e mundshme që dikush të të tradhtojë, të shkatërrojë jetën e secilit prej nesh dhe në fund ti t’i japësh para”, ka thënë ajo para turmës së njerëzve të mbledhur për festival.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera