Sport

Martohet futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 25 July 2023

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu është martuar.

Ylli shqiptar i futbollit, ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij, Lorika.

Çifti janë martuar me një ceremoninë përrallore në Prishtinë, me një numër të madh të ftuarish, familjarë e miq të tyre.

-Advertisement-

Në mesin e të ftuarve në dasmën e mesfushorit nga Gjilani ishin edhe përfaqësues nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Nusja kishte veshur vello me mëngë rrjete dhe detaje gurësh sipër, teksa dhëndri me një kostum me ngjyrë bezhë të kombinuar me këmishë të bardhë.

Përndryshe, reprezentuesi kosovar këtë verë ka ndarë rrugët me skuadrën zvicerane Winterthur dhe së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re, ku disa skuadra kanë shprehur interesim për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera