“Do martohem me Eli Farën”, telefonata nga SHBA që alarmoi Sigurimin e Shtetit

Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 09 November 2017
Publikimi i një korrespondence tepër sekrete të vitit 1989, kur Shqipëria ishte ende në regjimin Komunist, tregohet sesi udhëheqja më e lartë partiake e shtetërore e regjimit komunist të Tiranës, është alarmuar pas një telefonate që është bërë nga SHBA, lidhur me këngëtaren e njohur Eli Fara.
Në një libër të shkrimtarit Dashnor Kaloci, trajtohet çështja e një shtetasi kosovar të quajtur Agim Z., mbiemri i të cilit nuk bëhet publik, i cili ishte një shqiptar që jetonte e punonte në SHBA, por që ka pasur një ndikim dhe autoritet të madh tek udhëheqja e lartë shqiptare e asaj kohe. Ai i kishe kërkuar Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Jashtë, Jorgo Melicës që të martohej me këngëtaren korçare Eli Fara.
“Nuk dihet me saktësi nëse Agim Z. ka pasur vërtet takime dhe biseda me këngëtaren e famshme Eli Fara, apo ato që përmenden në raport-informacionin e Melicës kanë qenë thjesht dëshira apo fantazira të tij… Por, sa më sipër, nuk do të kishte dhe përbënte asgjë të keqe fakti, nëse ai ishte takuar vërtet dhe njihej me këngëtaren simpatike korçare, apo dhe të kishin bërë plane së bashku, ashtu siç thuhet në raportin “Tepër sekret”, për një takim të tyre, kur ajo do të ndodhej në Greqi me Ansamblin “Korça”, ku Eli kishte filluar karrierën e saj si këngëtare.”
“Sipas dokumenteve në fjalë, regjisorja e famshme Vera Grabocka, i paska sugjeruar Agim Z… që: “…nuk duhet që ta bisedojë me Komitetin ose shoqëruesin, por problemin e martesës me Eli Farën t’ia ngrejë shokut Spiro Dede, i cili ka influencë tek udhëheqja dhe mund ta ndihmojë që të bëhet kjo martesë me Agimin”, SHKRUAN “GSH”. Jorgo Melica, sipas orientimeve, porosive apo urdhrave që ka marrë nga “shokët e udhëheqjes”, nuk ka tentuar ta thërrasë Eli Farën dhe ta këshillonte atë, (që të hiqte dorë nga ajo lidhje, apo të njoftonte e të merrte leje në organet kompetente përkatëse), por ka njoftuar Ministrinë e Brendshme për ndjekjen e saj.
Po kështu sa më sipër, “shokët e udhëheqjes”, nuk kanë tentuar dhe nuk kanë guxuar që për këtë problem, të këshillonin, as Agim Z…, duke i thënë se problemi i martesës me këngëtaren Eli Fara, duhej të zgjidhej jo në rrugë miqësore, por në rrugë ligjore si gjithë shtetasit e tjerë shqiptarë. Por ata kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër, atë të survejimit dhe ndjekjen nga Sigurimi i Shtetit për këngëtaren e njohur, ashtu siç ndodhte rëndom në atë kohë për të gjithë shkrimtarët e artistët dhe jo vetëm.”- shkruan Kaloci.
Megjithatë, martesa e Agim Z. me Eli Farën sigurisht që nuk u krye, pasi disa vite më vonë, ajo u martua me Lul Kapuranin, martesë nga e cila ka ardhur në jetë dhe vajza e këngëtares, Marina Fara.

Të tjera
-
Bajrami përshëndet vendimin e Komerciales, shpreh keqardhje për reagimin e ZRRE’së: Krijon precedent të rëndësishëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka përshën...
-
Zyrtarët iranianë festojnë armëpushimin si “fitore” ndaj SHBA-së dhe Izraelit
Pas njoftimit të presidentit amerikan Donal Trump për një armëpushim dhe përk...
-
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
PrishtinaTicket ju mundëson fluturime direkte çdo fundjavë nga Prishtina në B...
-
Buxheti për zgjedhjet përplas anëtarët e KQZ-së të PDK-së dhe VV-së
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pati përplasje mes anët...
-
BE-ja teston Urën e Ibrit
Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë po i nënshtrohet aktualisht testimeve dhe ins...
-
KQZ emëron anëtarët e komisioneve komunale për zgjedhjet lokale 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot një mbledhje ku ka marrë ...
-
LAJMI I FUNDIT: Sërish tërmet në Shqipëri
Në tjetër tërmet sapo ka goditur Shqipërinë, pas lëkundjeve të mëngjesit. ...
-
Partia Demokratike e Kosovës e padit ZRrE-në
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore...
-
Aksidenti me një të vdekur në rrugën Prishtinë Gjilan, viktima dyshohet se është zyrtar policor
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si shkak e një aksidenti të...
-
Bie sërish blloku A3, KEK-u deklaron se po prodhon 400 mw energji përmes vetëm dy blloqeve
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se është duke përmbushur 8...
-
Policia e Kosovës pranon pesë automjete speciale dhe një qen zyrtar nga Franca për njësinë K9
Policia e Kosovës ka pranuar sot pesë automjete speciale për njësinë me q...
-
MPJD e ambasada në Izrael thirrje kosovarëve: Qëndroni në vende të sigurta
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ambasada e Kosovës në Izra...