Sport

Martino tregon gjendjen e “Pleshtit”

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 08 August 2024

Gerardo Martino i qetëson të gjithë për Leo Messin, i dëmtuar gjatë finales së Copa América 2024 në Shtetet e Bashkuara, kur kampioni u detyrua të largohej nga fusha i përlotur. Fotoja e kyçit të këmbës të fryrë bëri shpejt xhiron e botës. Gjithsesi, shokët e skuadrës në atë ndeshje bënë gjithçka që ai të festonte trofeun e lakmuar.

Trajneri i Inter Miami, në konferencën e fundit për shtypin, deklaroi:

“Leo është mirë, është ende në palestër. Është në formë gjithnjë e më të mirë, respekton kohët e rikuperimit që prisnim”.

-Advertisement-

Sa kohë do t’i duhet Messit për t’u rikthyer në fushë? Sipas TycSports, fillimisht, edhe pse askush nuk e kishte konfirmuar kohën kur u njoftua shkalla e lëndimit të Messit, ai pritej të ishte jashtë fushës për katër deri në gjashtë javë.

Tani për tani, “Pleshti” ka qenë joaktiv për tri javë, kështu që asgjë nuk tregon se kjo periudhë duhet të zgjatet. Messi nuk ka asnjë nxitim dhe vazhdon punën në palestër për të shëruar zonën e prekur. Lajmi i mirë është se si dhimbja ashtu edhe inflamacioni janë ulur, ndaj këpucët ortopedike dhe seancat e kinesiologjisë, të shoqëruara me pushim, kanë bërë punën e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera