Lajme

Martin Berishaj plot disponim, e pret në Zyrë Ambasadorin e Koresë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 04 May 2022

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, i cili është përfolur vazhdimisht në media për skandalin financiar në Slloveni ka takuar ambasadorin e Republikës së Koresë Hong Sung Wook.

Berishaj nga fotografitë e postuara duket plot disponim dhe me homologun nga Koreja e Jugut kanë biseduar për situatën e sigurisë pas invazionit rus në Ukrainë raporton Gazeta Express.

“Ambasadori i Kosovës në Kroaci Dr. Martin Berishaj, priti në takim, ambasadorin e Republikës së Koresë z Hong Sung-Wook. Në takim u bisedua për situatën e krijuar në botë pas invazionit rus në Ukrainë si dhe për gjendjen në bashkësinë ndërkombëtare, si refleks i luftës në Ukrainë si dhe për marrëdheniet e mira me shtetin korean, duke vu ne pah mbështetjen që pritet të na e bëjnë lidhur me antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Zagreb.

-Advertisement-

Aambasadori Berishaj po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat ndërkaq në mbrojtje të ambasadorit kanë dalë Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera