Marrëveshje për trajnimin dhe punësimin e të rinjve të Gjilanit
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 29 August 2018
Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) sot nënshkroi një marrëveshje të mirëkuptimit me Komunën e Gjilanit për fillimin e implementimit të “Programit për Trajnimin në Punë”, program ky i cili mbështetet financiarisht nga projekti i USAID, EMPOËER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Sida.
Programi për Trajnimin në Punë ka për qëllim të mobilizojë kompanitë në sektorin privat që të angazhohen në mënyrë më aktive në trajnimin e të rinjve ekonomikisht të përjashtuar dhe aftësimin e tyre profesional. Për këtë arsye, KPK, së bashku me partnerët nga sektori privat, ka filluar implementimin e këtij Programi, i cili është i strukturuar për zhvillimin e aftësive profesionale tek të rinjtë dhe rritjen e mundësisë së punësimit të tyre.
Sipas kumtesës për media, në komunën e Gjilanit, përfituesit e parë të këtij programi do të jenë të rinj, të cilët do të trajnohen në punë përmes angazhimit direkt në kompani. Në përfundim të trajnimeve, pritet që disa prej përfituesve do të kanë mundësi të punësohen tek kompanitë partnere prodhuese të Klubit. Kandidatët do të përfitojnë nga një program trajnimi i kualifikuar dhe i strukturuar për nevojat e tregut të punës.
Kryetari Lutfi Haziri tha se ndihet mirë që të rinjve po u mundësohet që ta provojnë veten në punë praktike në sektorin e prodhimit. “Për ne është kënaqësi që edhe një program i USAID po vije në Gjilan. Unë shpresojë shumë që të rinjtë do të dëshmohen me marrjen e përvojës, aftësive profesionale, marrjen e shkathtësive të reja dhe të mbesin në ato vende të punës, që ky është edhe qëllim i programit”, ka thënë Haziri.
Komunat tjera përfituese nga ky Program janë edhe Kaçaniku, Vitia dhe Hani i Elezit. Gjatë javëve në vazhdim, Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të njoftojë se kur do të hapen aplikimet për përzgjedhjen e kandidatëve në këto komuna.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...