Marrëveshja SHBA-Serbi për energji, DASH: Kemi ndihmuar Kosovën, diversifikimi i burimeve me interes edhe për rajonin
Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 21 September 2024
Një prej synimeve strategjike të SHBA-së në raport me Ballkanin Perëndimor është pavarësimi i këtij rajoni në fushën e energjetikës dhe kundërshtimi i përpjekjes së Rusisë për ndikim në këtë pjesë të rajonit përmes kapaciteteve të saj energjetike.
Me qëllim të arritjes se këtij synimi strategjik, SHBA ditë më parë ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë me Serbinë. Nënshkrimet në marrëveshje janë vendosur më 18 shtator nga Nënsekretari për Rritje Ekonomike, Energji dhe Ambient, Jose Fernandez dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq.
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se kjo marrëveshje do të zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane që të investojnë në sektorin e energjisë në Serbi.
Ky zëdhënës ka thënë se marrëveshja e arritur me Serbinë s’i bën dëm interesave të asnjë vendi të rajonit dhe se SHBA beson që është në interes të secilit vend të rajonit që të diversifikojë burimet e energjisë dhe t’i zgjerojë ato.
“Kjo marrëveshje nuk dëmton interesat e asnjë vendi tjetër në rajon. Përkundrazi, ne besojmë se është në interes të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të diversifikojnë dhe zgjerojnë burimet e tyre të energjisë”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Express.
Lidhur me pyetjen nëse pritet ndonjë marrëveshje e ngjashme me Kosovën, ky zëdhënës i DASH kanë thënë se përkrahja e gjatë dhe e palëkundur e SHBA-së për Kosovën, përfshin bashkëpunimin për të zhvilluar burimet e gjelbra të energjisë, duke përmendur ndihmën përmes USAID-it dhe MCC-së për zhbllokimin e fondit prej 236 milionë dollarëve për projektin e madh të baterive në rajon.
“Mbështetja jonë e gjatë dhe e palëkundur për Kosovën, përfshinë bashkëpunimin që Kosova të zhvillojë burimet e saj të gjelbra të energjisë, për shembull, përmes ndihmës së USAID-it për ankandin e parë të energjisë solare të Kosovës, dhe në prill 2024 MCC dhe Kompaktit të Qeverisë së Kosovës, që zhbllokoi grantin prej 236 milionësh për financimin e prokurimit të hapësirës më të madhe në rajon me bateri ruajtse”, ka përfunduar ky zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.
SHBA në vazhdimësi ka përkrahur rajonin për pavarësim energjetik dhe diversifikim të burimeve të energjisë. Kosovës vite më parë i ishte ofruar mbështetje për projektin e gazit përmes MCC, megjithatë ky projekt s’kishte gjetur dritën e realizimit për shkak të refuzimit nga Kosova dhe është zëvendësuar me një projekt të madh të baterive që e ruajnë energjinë elektrike, i mbështetur poashtu nga amerikanët.
Projekti i gazsjellësit ndërlidhej edhe me synimet globale të dekarbonizimit deri në vitin 2050.
Të tjera
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...
-
KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit
Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta...
-
Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vras...
-
Deputetja Krasniqi: Kurti dhe Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë ...
-
Mjeku serb flet për gjendjen e Rakiq pasi e rrahën: Ia thyen krahun, ka shumë qepje në kokë
Goran Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe, raportohet të ketë pësuar lëndime t...
-
Skenari i Joseph: “Game Over” nëse Kosova hyn në NATO, s’do t’i vlenin më strategjitë Serbisë
Profesori amerikan, Edward Joseph, në një fjalim të mbajtur në Perason Instit...
-
Ambasadori gjerman ngjet majën e Moknës: Një tjetër shëtitje e paharrueshme, patëm fat me motin
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, çdo fundjavë pothuajse frekuento...