Marrëveshja përfundimtare dhe “modeli i dy gjermanive” për zgjidhjen Kosovë-Serbi!
Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 18 March 2018
Fundi i vitit 2018 është afati i fundit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të paktën kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të BE-së vazhdimisht, duke bërë të ditur se marrëveshja finale ndërmjet dy vendeve do të jetë e rëndësishme në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.
Shumë shpesh nga zyrtarë serbë, e një kohë edhe nga politikanë në Kosovë është pëmendur “modeli i dy gjermanive”, që të zgjidhen problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Që do të thotë se Serbia nuk do të detyrohej ta njihte pavarësinë e Kosovës, por që dy shtetet do të duhej të plotësonin detyrime të shumta që do të arrinin mes vete. Dhe Kosovës nuk do t’i bllokohej anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.
Duke folur për dialogun, Joseph Juratoviq deputet shumëvjeçar i Partisë Social Demokrate në Bundestagun gjerman, tha se Gjermania mbështetë rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit. Duke theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të angazhuara në vazhdimin e dialogut.
Juratoviq në një prononcim për gazetën serbe Danas foli edhe për “modelin e gjermanive” që u përmend disa herë.
“Gjermania mbështetë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE. Sa i përket modelit të ashtuquajtur të dy gjermanive për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, unë nuk di shumë për këto diskutime”, tha Juratoviq, transmeton Lajmi.net
Ndryshe nga deputeti gjerman, po mendon Vedran Dzihiq ekspert i çështjeve në Ballkan nga Institui Austriak për Politikë Ndërkombëtare. Ai po vlerëson se modeli i dy gjermanive është ende “mundësi tërheqëse”.
“Modeli është akoma tërheqës dhe arsyeja është e qartë, nuk është se ka pasur ndonjë ndryshim të konsiderueshëm në raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk ka pothuajse asnjë tregues se dyert e kompromisit janë të hapura. Në këtë situtatë të paqëndrueshme politike të brendshme në Kosovës, shihet se nuk janë të gatshëm për çfarëdo lloj kompromisi”, tha ai.
Për këtë Dzihiq dha edhe disa argumente.
“Në këtë kontekst gjermano-gjerman, marrëveshja e vitit 1972 me ndryshime të caktuara mund të bëhet tërheqëse për të dyja palët: do të nënshkruhet enjë marrëveshje e detyrueshme, Serbia nuk do ta njehë Kosovën, dhe këta të fundit do ta ruajnë sovranitetin e saj. Kështu shteti serb mund të bëhet pjesë e BE-së. Në anën tjetër Serbia mund të mos e votojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, por kjo nuk do të përjashtohet specifikisht”, deklaroi Vedran Dizhiq.
Ky i fundit foli edhe për deklaratat e kryeministrit Haradinaj që Amerika të bëhet pjesë e dialogut.
“Kur Haradinaj kishte futur Amerikën në lojë, ai kishte provokuar Serbinë dhe Rusinë. Dialogu do të mbetet në duart e Brukselit, por Amerika dhe Rusia do të marrin pjesë në mënyrë të tërhortë. Sa për rolin e Gjermanisë, nëse Merkel kupton në muajt e ardhshëm se mes Kosovës dhe Serbisë ka tensione, atëherë ajo ka një kapital të mjafuteshëm politik që të rris presionin për të lëvizur gjërat. Nëse deri verën tjetër nuk ka dinamikë, atëherë pres që Merkel do ta ngris zërin që Beogradi dhe Prishtina të mos blejnë kohë”, deklaroi Vedran Dizhiq.
Fedrik Veslau, drejtor i programit “Evropa e Madhe” në kuadër të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme, thotë se është e pamundur që marrëveshja finale Kosovë-Serbi të arrihet për një periudhë të shkurtër.
“Faktir që anëtarësimi i Serbisë në BE po kushtëzohet nga një marrëveshje finale, mendoj se Kosova do të kërkojë njohje. Gjithashtu strategjia e zgjerimit e bën të qartë se BE-ja nuk do të importojë mosmarrëveshje”, tha Veslau.
Duke komentuar edhe mundësinë e shkëmbimit të territoreve, Veslau theksoi se një zgjidhje e tillë nuk çon askund.
“Modeli i dy gjermanive është i vlefshëmn, edhe pse ndoshta rasti më ideal ka qenë dhjetë vite më parë. Ajo që është e rëndësishme është anëtarësimi i Kosovës në BE, e jo në OKB. Që do të thotë se pjesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë këtë. Për më tepër, modeli i dy gjermanive nuk është zgjidhje, pasi Rusia është bllokuese. Dhe nëse Kosova synon të bëhet anëtare e OKB-së, shteti rus do ta bllokojë”, përfundoi Fredrik Veslau.
Modeli i dy gjermanive për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi, është përmendur shumë shpesh edhe në Serbi.
Me cilin model ende nuk dihet, por strategjia e zgjerimit të BE-së theksoi qartë: Pa marrëveshje finale, s’ka anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Të tjera
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...