Lajme

Marrëveshja milionëshe, Osmani: Sa herë punojmë bashkë, Kosova përfiton

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 21 August 2024

Kosova ka arritur të premten marrëveshje me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në vlerë të rreth 35 milionë dollarëve.

Me ç’rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë një conference për media, ka vlerësuar lartë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se nisma të tilla kanë në qendër përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe forcimin e institucioneve demokratike e llogaridhënëse, shkruan Gazetona online Reporteri.net.

“Marrëveshja që sapo kemi nënshkruar me ShBA-të, me USAID-in konkretisht, është edhe një rikonfirmim drejt vizionit tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për qytetarët tanë pa dallim. Amandamenti i marrëveshjes në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh i cili në total të marrëveshjes arrin vlerën 142.6 milionë dollarësh do të mbështesë projektet që synojnë shërbime më të mira për qytetarët tanë nga Institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes dhe rritje të mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike”, ka deklaruar Osmani.

-Advertisement-

Osmani shprehu mirënjohje të thellë ndaj ambasadorit Hovenier për “angazhim të pandërprerë”, ndërsa tha se marrëveshja “nuk është vetëm një hap përpara në përpjekjet tona të vazhdeushme për zhvillim, por edhe një pasqyrim i qartë i fuqisë së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona”.

“Në këtë mënyrë ne nuk po ndërtojmë vetëm institucione më të forta, por edhe një shoqëri më të drejtë e më të barabartë”, potencoi tutje Osmani.

Amendamenti numër 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore është nënshkruar nga presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt në emër të USAID.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera