Lajme

Marrëveshja me Serbinë / Deputetja e VV-së shkon të rregullohet te frizerja, citon fjalët e saj

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 01 November 2022

Fatmire Mulhaxha Kollçaku deputete e Lëvizjes Vetëvendosje e ka treguar përmes faqes së saj në Facebook  një rrëfim se çfarë i ka thënë frizerja e saj ku rregullisht shkon, për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Fjala është për marrëveshjen Kosovë – Serbi.

“Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”, ka shkrua ajo në Facebook.

-Advertisement-

Kjo deputete e pushtetit thotë se është e befasuar kur ka dëgjaur këtë nga ajo

“U befasova për të mirë, kur e dëgjova këtë nga një parukiere në sallonin që e frekuentoj.Vetëdija qytetare fatmirësisht është shumë më e lartë, në raport me atë që servohet shpesh nga studiot televizive me tentativë të kotë në deformimin e opinionit public”, ka shkrua Kollçaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera