Lajme

Marrëveshja LDK-LVV: Ai që lëshon pe do të jetë fitues e kokëforti humbës

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 19 January 2020

Tashmë kanë kaluar me shumë se 100 ditë që nga zgjedhjet në të cilat fituese dolën Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës por ende nuk është arritur një marrëveshje për koalicion në mes të këtyre të fundit.

Të gjitha përpjekjet deri më tani kanë dështuar, e publicisti Shkëlzen Maliqi një gjë të tillë po e quan “bllokadë “, shkruan gazeta inFokus.

E sipas Maliqit ai i cili lëshon pe në këtë bllokadë do të jetë fitues ndërsa ai që qëndron kokëfortë do të jetë humbës.

-Advertisement-

“Ai që lëshon pe në bllokadën aktuale të bërjes së koalicionit do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer postzgjedhor, kurse kokëforti humbës”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera