Lajme

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi, vendimtare për anëtarësimin e dy vendeve në BE

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 10 January 2018

Bashkimi Evropian pretendon se deri në vitin 2025 do të zgjidhen problemet në mes të vendeve të Ballkanit, dhe shtetet e kësaj zone do të mund të bëhen anëtarë të BE-së.Por, para kësaj janë disa çështje për tu zgjidhur.

Burime nga Komisioni Evropian kanë thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug, se anëtarësimi i Serbisë në BE, dhe perspektiva e Kosovës në Evropë varet nga një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

“Progresi në dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimi i plotë do të jetë vendimtar. Dokumenti përfundimtar për normalizim të plotë është faktor kryesor për perspektivën evropiane të dyja vendeve”, thonë këto burime, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Por, problem për Kosovën sipas Tanjugut, pritet të jenë edhe pesë shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë.

“Por pavarësisht marrëveshjes, anëtarësimi i Kosovës në BE ka edhe një pengesë të madhe para vetes, dhe ato janë pesë shtetet që nuk e njohin pavarësinë”, thonë këto burime të agjencisë serbe.

E dje gjatë mbrëmjes Komisioni Evropian në një konferencë për media kishte deklaruar se shtetet e Ballkanit do të hyjnë në BE sipas meritës.

Zëdhënësi i këtij institucioni kishte thënë se çdo shtet do të anëtarësohet individualisht.Kurse dihet botërisht që kushti kryesor për Serbinë, vazhdon të jetë normalizimi me Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera