Lajme

“Marrëveshja e Brukselit mund të ‘mbytet’ në Liqenin e Gazivodës”

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 04 June 2018

Bashkimi Evropian ka kthyer dialogun e Kosovës dhe Serbisë, përmes shantazhit ndaj Beogradit të shkëmbimit të Liqenit të Gazivodës, Trepçës dhe Obiliqit në mënyrë që të formohet Asociacioni i komunave serbe në Kosovë.

Kështu shkruan gazeta serbe ‘Sputnik’, ku sipas saj ky kusht është  kërkuar nga shqiptarët në vitin 2015, ndërsa këtë vit me afrimin e përfundimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit kjo çështje është kthyer në tavolinën e diskutimit.

‘Sputnik’ thotë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon nga Beogradi që të dorëzoj Gazivodën.

-Advertisement-

Gazeta thekson se presionet ndaj Serbisë rreth kësaj çështje janë rritur dukshëm kohëve të fundit dhe duket se do të jenë shkak që të bie marrëveshje e Brukselit, transmeton lajmi.net.

“Çështja është se marrëveshja e Brukselit do të “mbytet” pikërisht në këto ujëra”.

Rreth kësaj çështje për ‘Sputnik’ ka folur edhe politikani serb , Branko Radun. Ai  ka thënë se marrëveshja e Brukselit është ‘mbytur’ në momentin kur pala shqiptare ka pushuar së zbatuari këtë marrëveshje, gjithashtu ai ka thënë se Gazivoda nuk është diçka e re por është pikë shumë e rëndësishme strategjike që nuk duhet të braktiset.

“Dhe kur është fjala për integrimin evropian të Serbisë dhe Ballkanit si tërësi, amerikanët janë ndalur. Ata nuk janë përgjegjës për Gazivoden, por janë shqiptarët”, ka thënë Radun.

Ai ka shtuar se serbët duhet përfituar nga kjo periudhë e pritjes së Ballkanit për BE, dhe të marrin për vete sa më shumë që të jetë e mundur.

Serbia  ka bërë një studim mbi ndërtimin e sistemit “Ibër – Lepenci” , dhe sipas tyre në këtë studim shihet qartë se kujt i përket Gazivoda, thotë tutje gazeta.

Referuar këtij studimi serb, 20% e zonës së liqenit është në Serbi, dhe 80% në Zubin Potok në territor të Kosovës.

Gazivodën e shfrytëzojnë shqiptarët për prodhimin e energjisë dhe furnizimit me ujë të pijshëm.

Marrëveshja e Brukselit e ka hapur çështjen se kush do ta menaxhojë digën dhe termocentralin e Liqenit të Gazivodës.

Ndërtimin e digës së Gazivodës e ka filluar kryeministri  atëhershëm i Qeverisë Federale, Dzemal Bijediq, në Petrodvan në 1972. Ajo është ndërtuar me kredi nga FMN, ku pagesën e parë e ka bërë Jugosllavia dhe pastaj Serbia, si dhe punimet janë kryer nga “Hidro” e Beogradit,  raporton Spuntik.

Gazeta thekson se Qeveria e Kosovës dëshiron me çdo kusht ta mbajë Gazivodën, sepse Prishtina dhe disa komuna tjera të Kosovës furnizohen me ujë nga  ky liqen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera