Marok, banorët gërrmojnë me duar në rrënoja: Ndihmat priten me rezerva!
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 11 September 2023
Më shumë se 48 orë pas tërmetit të magnitudës 6.8 prej të cilit vdiqën më shumë se 2100 vetë, ekipet e shpëtimit në Marok po gërrmojnë me duar mes rrënojave për gjetjen e të mbijetuarve, në mesin e një gare të dëshpëruar me kohën për të shpëtuar sa më shumë jetë.
Ekspertët bëjnë fjalë për një hapësirë 72 orë për të gjetur gjallë të mbuluarit nga rrënojat. Kaq gjatë mund të durojë dikush pa ujë, sipas një vlere orientuese. Tërmeti i së premtes, më vdekjeprurësi në vend në 60 vjet, e pati epiqendrën pikërisht në fshatrat në jug të Marrakeshit, një pjesë e të cilave janë kthyer në gërmadha, ndërsda banorët presin ndihmën që vonon të mbërrijë.
Katër vende deri më tani – Britania, Spanja, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur ndihma drejt Marokut. Autoritetet e Marokut shprehen, se “është bërë një vlerësim i kujdesshëm i nevojës në terren”. “Nëse kjo nevojë do të ndryshojë”, do të merren parasysh oferta të tjera. Organizata Gjermane e Ndihmës Teknike, THW, i ktheu paraprakisht punonjësit e saj në shtëpi. Ata qëndronin të gatshëm në aeroportin e Köln/Bonnit për misionin në Marok.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë më shumë se 300.000 vetë janë prekur nga pasojat e tërmetit në Marrakesh dhe zonat përreth. Mbreti Mohamed VI shpalli tre ditë zie kombëtare. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 72 km në jugperëndim të Marakeshit, një qytet që njihet për xhamitë dhe ndërtesat mesjetare dhe tërheq shumë turistë.
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...