Lajme

Marko Gjuriq vjen sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 08 August 2018

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se Gjuriq ka marrë leje për vizitë në Mitrovicën e Veriut.

“Po, ai ka kërkuar leje dhe e ka marrë nga shteti i Kosovës”, tha ai.

-Advertisement-

Ndryshe, Gjuriq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas ishte dërguar në Serbi, pasi kishte hyrë ilegalisht në Kosovë më 26 mars të këtij viti.

Arrestimi i tij ishte bërë lajm botëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera