Rozë

Marina dhe Alketa bashkë në Milano (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 31 August 2017

Largimi i moderatores Marina Vjollca nga Top Channel për t’iu bashkuar televizionit Klan bëri bujë, pasi bukuroshja bionde largohet prej shumë vitesh nga ekrani i cili i dha famë.

Por, thuhet se në vjeshtë, Marinën do e shohim në televizionin Klan, ku mësohet se i është besuar një emision i saj, njofton noa.al. Dhe derisa është bërë pjesë e stafit të ri, Marina ka nisur edhe miqësitë e para brenda televizionit.

Ajo dhe moderatorja e suksesshme, Alketa Vejsiu, ndodhen bashkë në Itali në qytetin e Milanos.

-Advertisement-

“Me shpirtin bukur rrugëve të Milanos”, shkruan Marina, teksa ka publikuar një fotografi të tyre.

Nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë dy prezantueset simpatike, por mësohet se Marina dhe Getoari ia kanë besuar ceremoninë e dasmës e parashikuar për t’u mbajtur më 10 shtator, agjencisë së eventeve të Alketës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera