Lajme

Marin Mema pjesë e protestës në Tiranë: Dje, sot, nesër, përjetë bashkë!  

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 16 June 2023

Në Tiranë sot është organizuar një protestë pas situatës në veri të Kosovës dhe anulimit të mbledhjes mes dy qeverive nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pjesë e kësaj proteste ishte edhe gazetari Marin Mema, I cili edhe publikoi pamje nga protesta, ku shihen dhjetëra qytetarë me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë,

“Sepse bashkë (në ditë të mira e të vështira) jemi më të fortë!  Ne nuk jemi brez që kërkon luftë, por paqe. Paqe me dinjitet dhe krah partnerëve tanë të mëdhej. Dje, sot, nesër, përjetë bashkë!  Nuk ka rëndësi partia, ngjyrat partiake, liderët, por Kombi! Kombi, gjaku, historia, trashëgimia na lidhin!”, ka shkruar Mema.

-Advertisement-

Kujtojmë se mbledhja mes dy qeverive ishte paraparë të mbahet më 14 qershor në Kosovë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera