Sport

Marcelo i mbyll derën Juves: E përfundoj karrierën në Madrid

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 06 September 2018

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo mohon kategorikisht zërat për një kalim të mundshëm të tij te Juventusi në Serinë A. Deklarata e fundit e brazilianit nuk lë më vend për hamendësime.

“Dua ta mbyll karrierën te Reali i Madridit. Qarkullojnë shumë opinione, që përfundojnë si lajme, por që në fund të fundit janë vetëm sajesa. Kam entuziazmin e 18-vjeçarit Vinicius. Çdo vit e kam treguar dëshirën time për kontribuar për Realin. Ka shumë njerëz që fshihen pas rrjeteve sociale dhe shpikin gjëra të pakuptimta. Kam ende shumë vite kontratë me Realin dhe jam shumë i lumtur këtu në Madrid.

Marrëveshja e fundit e nënshkruar mes futbollistit dhe klubit “merengues” skadon në vitin 2022, ndërsa klauzola e largimit kap shifrën 200 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera