Sport

Maradona: Unë do të merrja më shumë Topa të Artë se Messi e Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 15 December 2017

Ikona e Argjentinës, Diego Armando Maradona ka pohuar nuk është xheloz ndaj yjeve të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke insistuar se ai do të kishte fituar më shumë Topa të Artë se ata.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, ish-ylli i Barcelonës dhe Napolit ka thënë se nuk ka arsyeje pse t’i xhelozojë yjet aktuale të futbollit, transmeton Express.

“Do të kisha fituar më shumë Topa të Artë se Messi dhe Ronaldo”, ka thënë Maradona.

-Advertisement-

Megjithatë, ai e ka shfrytëzuar rastin ta lartësojë yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldos, duke thënë: “Ai është thjesht i mrekullueshëm”.

Pyetja se a ka të drejtë Maradona për atë që thotë nuk do të marrë përgjigje asnjëherë, pasi France Football i ka konsideruar vetëm lojtarët evropianë për çmimin më të rëndësishëm individual deri në vitin 1995.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera