Sport

Maradona shokon të gjithë: Ja pse u eliminua Italia

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 14 November 2017

Diego Maradona thotë se është ndier i trishtuar që Italia, një nga skuadrat më të mëdhenj nuk janë kualifikuar për Kupën e Botës, por ata sipas yllit argjentinas  kanë luajtur si Suedia  duke kaluar topin, pa pasur një qëllim të artë.

Azzurrët barazuan në 0-0 në play-off mbrëmë, duke humbur 1-0 në Solna, dhe legjenda e Napolit nuk ishte e impresionuar me performancën e tyre.

“Më vjen keq që Italia nuk është kualifikuar në Kupën e Botës,” shkruante Maradona në faqen zyrtare të Facebook.

-Advertisement-

“Italianët gjithmonë ofrojnë një prirje të caktuar në turne. Unë pashë ndeshjen dhe mua më duket se Italia luajti si Suedia, duke kaluar topin pa ndonjë drejtim të caktuar.

 

”  Është e trishtueshme që Italia, një nga të mëdhenjtë, është lënë jashtë Kupës Botërore të Rusisë … “, ka deklaruar Maradona./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera