Sport

Maradona kërcënon me padi mediat

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 28 June 2018

Dy klipe të dy mediave në gjuhë spanjolle të cilat kishin shkruar se legjenda e futbollit kishte pësuar sulm në zemër, do të paditen nga avokati i Maradonas
Avokati i Diego Maradonas ka ofruar 300 000 peso (10800 dollarë) si shpërblim për të gjetur dy autorët e këtij lajmi të rrejshëm që thoshte se legjenda e Argjentinës ka vdekur.

Maradona është në Rusi duke e përcjellur Botërorin dhe ka qenë në tribuna në të gjitha ndeshjet e Argjentinës dhe ka festuar fitoren dramatike të vendit të tij kundër Nigerisë, e cila dërgoi këtë shtet në 1/8 e finales.

Fituesi i Botërorit të 1986 është fotografuar duke marrë tretman mjekësorë pas ndeshjes, derisa ka pasur shumë frikë për shëndetin e tij, por dy mediat spanjolle kishin thënë që Maradona ka pësuar sulm me pasoja fatale në zemër.

-Advertisement-

“Kam bërë një vendim publik dhe do të shpërblej më 300 000 peso të gjithë ata që japin informata të sakta për këtë lajm me audio. Gjithmonë në këto raste pak mund të bëhet. Por, studio e ime kanë thënë se ata janë konsultuar me ekspert te teknologjisë dhe do ta gjejnë gazetarin që e dha këtë lajm të rremë”, ka thënë avokati i tij Matias Morla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera