Sport

Maradona jep dorëheqjen nga Gimnasia La Plata, shkak bëhet presidenti!

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 20 November 2019

Diego Armando Maradona largohet zyrtarisht nga stoli i Gimnasia La Plata.

Ai që ka bërë publik lajmin është presidenti i klubit argjentinas Gabriel Pellegrino, i cili ishte edhe motivi i dorëheqjes së Maradonës.

Ishte vetë Pellegrino ai që mori Maradonën në stolin e Gimanasia La Platas 3 muaj më parë, por vendimi i tij për të mos kandiduar në zgjedhjet e ardhshme për president të klubit kanë bërë që El Pibe D’Oro të zgjedhë largimin nga drejtimi i skuadrës.

-Advertisement-

”Nëse nuk qëndron presidenti do largohem”, ishte shprehur Maradona ditë më parë dhe mesa duket e ka mbajtur fjalën. Në stolin e Gimnasia La Platas ai ul në 8 ndeshje duke regjistruar 3 fitore dhe 5 humbje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera