Lajme

Maqedonia, mes Perëndimit dhe dështimit

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 01 October 2018

Qytetarët e Maqedonisë kanë votuar të dielën në referendum për marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës, për emrin kushtetues të Maqedonisë.

Por dalja e ulët e bën të paqartë nëse dhe si do të mund të zbatohet ujdia mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, shkruan sot Koha Ditore. Derisa përfaqësues të koalicionit qeverisës kanë thënë se çështja e emrit, që derivon nga Marrëveshja e Prespës, tani i delegohet Kuvendit, opozita maqedonase ka festuar menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, duke pretenduar se dështimi i referendumit nënkupton edhe dështimin e gjithë marrëveshjes.

Ndërkaq kryeministri Zoran Zaev, nuk i ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, nëse organi më i lartë përfaqësues dështon ta miratojë marrëveshjen që i hap rrugë integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

-Advertisement-

Do të duhen votat e 80 deputetëve për t’i bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, në mënyrë që kjo marrëveshje të kalojë.

Edhe pse referendumi ka karakter konsultativ, bazuar në dispozitat kushtetuese të Maqedonisë, dalja duhet të jetë mbi 50 për qind të trupit të përgjithshëm elektoral. Kjo ka nxitur interpretime të ndryshme, nëse me më pak se 50 për qind referendumi do të konsiderohej i dështuar ose jo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera