Maqedonia e Veriut kundër thirrjeve për kthim të trupave serbe në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 01 January 2023
Maqedonia e Veriut është kundër kthimit të mundshëm të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani deklaron se ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e dhjetorit që u shoqëruan me barrikada.
Ai tha se mbështesin dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje me njohje reciproke.
Maqedonia e Veriut merr këtë vit kryesimin e Kartës së Adriatikut, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet vetëm shtet vëzhgues në këtë mekanizëm, për çka Osmani deklaron se sivjet vendi ynë duhet të anëtarësohet në këtë kartë.
“Kosovën e ka penguar deri më tani anëtarësimi mos pasja e konsensusit, dhe unë kam bërë thirrje edhe gjatë konferencës në Podgoricë kur kemi marrë kryesimin që këtë vit duhet patjetër Kosova të anëtarësohet në këtë kartë, dhe ideja jonë është në 20-vjetorin e themelimit të ofrojmë një koncept të ri strategjik, çka tani me ambiciet euroatlantike të rajonit, për shkak se nëse katër prej pesë vendeve tashmë janë anëtarësuar, do te thotë qëllimi paraprak i idesë për A5 është realizuar. Tani duhet të krijojmë konceptim e ri strategjik, çka bëjmë me Kosovën në NATO, çfarë bëjmë me Bosnje Hercegovinën në NATO, dhe cili do të jetë raporti i NATO-s me Serbinë, dhe ne e kemi ndërmend gjatë kryesimit tonë të dalim me një koncept të qartë strategjik se cilët duhet të jenë prioritetet dhe në çfarë dinamike do të duhet kjo platformë të bëjë punën e vet natyrisht duke vendosë akcent në anëtarësimin e Kosovës në NATO”, thotë Osmani.
Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut thotë se i kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet në veri të vendit ku serbët vendosën barrikada dhe krijuan tensione në atë pjesë të shtetit.
Ai është shprehur kundër thirrjes së Serbisë për të kthyer trupa ushtarake e policore në Kosovë.
“I ndjekim me shqetësim për shkak se shumë e zbehtë është vija ndërmjet retorikës inflamatore ose retorikës nacionaliste deri të eskalimi në terën, prandaj kemi qenë kundër këtyre thirrjeve për kthim të ushtrisë në Kosovë, qofshin edhe ato për konsum të brendshëm për shkak se ju mund të keni ndonjë ide tjetër prapa asaj retorike por njerëzit mund t’i marrin ndryshe dhe pastaj bëhet vonë. Prandaj, është me rëndësi të ulim këtë retorikë të panevojshëm, kujtoj që intensifikimi i ndërmjetësimit nëpërmjet ideve konkrete është mundësi e mirë të cilën duhet ta shfrytëzojnë të dyja palët, flas për ndërmjetësimin evropian nëpërmjet propozimit franko-gjerman për shkak se statusquo-ja nuk i konvenon asnjërës palë, as Kosovës as Serbisë nga statusquo-ja përfitojnë vetëm vendet e treta të cilat duan të mbajnë konflikte të hapura këtu dhe në atë mënyrë të kenë influencën e tyre”, thotë Osmani.
Osmani thotë se e përkrahin Kosovën në veprimet për të zbatuar ligjin në tërë territorin e saj.
Ai shton se Maqedonia e Veriut mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe, sipas tij, duhet të ketë sa më parë një zgjidhje gjithëpërfshirëse që bazohet në njohje reciproke.
“Shteti i së drejtës duhet të implementohet dhe respektohet dhe kjo është pa dilemë, mirëpo kujtoj që në këto situata të cilat janë shumë të ndjeshme, në këto situata në të cilat jo secila palë e di stabilitetin dhe paqen në rajon mendoj që duhet të jemi shumë më të vëmendshëm dhe shumë më të kujdesshëm. Unë kam thënë Maqedonia e Veriut mund të shërbejë si shembull jo vetëm për Kosovën e Serbinë por për shumë vende në rajon, qoftë për të mirë qoftë për të keq, si jemi qasur ne raportit me komunitetin ndërkombëtar, raportit me palët me të cilat kemi qenë në kundërshtim ose kemi pasur ndonjë çështje të hapur dhe unë kujtoj se vetëm vendime të guximshme, bashkëpunim i ngushtë me partnerët tanë para se gjithash Uashingtoni dhe Brukseli, vizioni për të ardhmen mund të jenë garantues edhe për interesat e secilit prej nesh”, shton Osmani./kp/
Të tjera
-
Ish-deputetja e PDK-së thotë se la partinë për Limajn: Njerëz si ai i duhen vendit
Aderimi më i ri në partinë politike NISMA, Xhevahire Izmaku ka treguar se si ...
-
Kurti shpërblen sërish Adi Krastën me udhëheqjen e Festivalit të Këngës në RTK
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar mbi riemërimin e Adri...
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ur...
-
Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plag os në Zllakuqan në Klinës
Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtë...
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...
-
Incidenti në kishën e Zllakuqanit ku mbeti i plagosur një polic, reagon Sveçla
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u tentua të kryhej vjedhje në kishën...
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...
-
Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e Evropës, 9 majin, kë...
-
Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre
Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin...
-
Publikohem pamjet/ Alma Arrazi afër Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim
Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmij...