Maqedoni: Prokurorisë Speciale i skadon afati për ngritjen e aktakuzave
Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 30 June 2017
Një ditë para skadimit të afatit për ngritjen e padive për lëndë që dalin nga bisedat e përgjuara. Prokuroria Speciale Publike në Maqedoni informon opinionin për punën e saj gjatë këtij mandati.
“PSP ka ngritur 17 aktakuza për 18 raste kundër 94 personave, ndërsa numri i përgjithshëm është 20 aktakuza”, ka thënë prokurorja speciale Katica Janeva. Ajo po ashtu ka thënë se për mungesë të bashkëpunimit Prokuroria Speciale Publike nuk ka mundur të vazhdojë me disa procedura. “Ka shumë lëndë që duhej të hapeshin por që nuk janë hapur akoma. Unë nuk vendosa ta hap lëndën Shkupi 2014. Aty janë kërcënuar të drejtat e gjithë qytetarëve”, u shpreh Janeva. Sipas saj ka shumë vepra për t’u ripunuar dhe PSP-ja do të vazhdojë të punojë me të njëjtin ritëm që kanë punuar deri tani. Ajo theksoi gjithashtu se puna do të vazhdojë edhe pas 1 korrikut dhe asgjë nuk mund ta ndalë në misionin e vet.
Prokurorja Speciale Katica Janeva e pyetur në lidhje me rastin “Monstra” tha se ata nuk kanë marrë përgjigje ende nga Këshilli i Prokurorëve, nëse janë kompetente për këtë lëndë apo jo. Janeva shfaqi bindjen se Gjykata do t’u kushtojë vëmendje dëshmive të PSP-së dhe bazave në të cilat ata i parashtrojnë aktakuzat, me pritje se do t’i mbështesë dhe konfirmojë aktakuzat, me qëllim që ato të gjejnë epilog gjyqësor. “Vendi ku duhet të kryqëzohen argumentet tona me ato të mbrojtjes është salla e gjykatës”, thekson prokurorja speciale Katica Janeva.
Prokurorja speciale Katica Janeva
Janeva ka thënë se do të kërkojë paraburgim për një lider të partisë politike. Në prezantimet të cilat PSP ua ka ndarë mediave shihet se në rastin “Titanik”, ekipi i Janevës kërkon paraburgim për Nikolla Gruevksin, Martin Protugjerin, Kiril Bozhinovskin, Mile Janakieskin dhe Gordana Jankulloskën.
Ekspertët: Prokurorisë speciale duhet t’i vazhdohet mandati
Sipas ekspertit juridik Bekim Kadriu me mbarimin e afatit kohor prej 18 muajsh për ngritje e aktakuzave nuk mbaron puna e PSP-së. Zgjidhja ideale sipas Kadriut do të ishte vazhdimi i mandatit lidhur me ngritjen e aktakuzave për të cilën duhet një konsensus politik.
“Për këto tri vite e gjysmë që do t’i ngelin PSP dy kompetenca të saj do të jenë shumë të rëndësishme – prokuroria speciale të vazhdojë të bëjë hetimin e rasteve dhe të dëgjojë bisedat që i ka në posedim me qëllim të zhvillimit të procedurës hetimore parapenale deri në fazën e ngritjes së aktakuzës. Mirëpo meqë ka pengesë ligjore për ngritjen e aktakuzës, por në momentin kur përgatitet aktakuza atëherë PSP duhet lëndën ta bartë të prokuroria e përgjithshme. Kompetenca e dytë ka të bëjë me përfaqësimi i lëndëve të PSP “, thotë Bekim Kadriu.
Eksperti i së drejtës penale Andrej Bozhinovski thotë se lënda “Target” është burim i të gjithë hetimeve tjera që janë pjesë e bombave, dhe se afati i Speciales nuk do të ishte i përmbushur nëse nuk do të përmbyllej lënda “Target”. “Mendoj se nuk është e pranueshme të ketë afat prej 18 muajsh në raport me vëllimin e hetimit që PSP duhet të udhëheqë. Rastit “Target” është qendra e të gjithë hetimeve të tjera që janë pjesë e bombave. Mendoj se pa mbarimin e “Target” mandati i Speciales nuk është i përmbushur derisa nuk hetohet se kush, çfarë ka përgjuar”, thotë ekspert i së drejtës penale Andrej Bozhinovski.
Shumica parlamentare ka informuar koordinatorët e partive politike parlamentare se është e nevojshme që të arrihet një marrëveshje politike mbi ligjet e PSP-së. Koordinatori i Grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tunteva ka bërë të ditur se ligji për PSP-në do të futet në procedurë parlamentare gjatë javës së ardhshme.
Mandati i PSP-së është katër vite me të drejtë të vazhdimit një vit për prokurorët. /DW/
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...