Maqedoni e Veriut: Deri në vitin 2024 qytetarët duhet të ndërrojnë të gjitha dokumentet
Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 12 February 2023
Letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave që e kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” do të vlejnë më së voni deri më 12 shkurt të vitit 2024, pavarësisht datës së skadimit.
Nëse një qytetar duhet të ndryshojë të gjitha këto dokumente si dhe tabelat e regjistrimit, duhet të ndajë 3800 denarë, apo rreth 63 euro.
Pagesa për dokumente të reja
-Letërnjoftim- 20 den, fletëpagesa 190 den. Totali:210 den.
-Pasaportë- 1500 den, taksa administrative 200 den. Totali:/1700 den.
-Patentë shoferi- 280 den, taksa administrative 110, Totali:/390 den.
-Tabelat 1500 den.
Qytetarët ankohen se kjo është një barrë shtesë mbi supet e tyre.
“Janë mësuar qytetarët të paguajnë vetë çdo gjë, çdo gjë vetëm notar, notar, vetëm të paguajnë qytetarët. Nuk është mirë por çfarë të bëjmë”, tha një qytatetar.
“Duhet t’i ndërrojmë, është rregull, është ndryshuar edhe emri i shtetit, patjetër duhet t’i ndërrojmë….”, shtoi një tjetër.
Pas 12 shkurtit të vitit të ardhshëm dokumentet dhe tabelat e regjistrimit nuk do të jenë më të vlefshme. Sipas Ligjit për automjete, nëse automjeti është në komunikacion me targa të ndryshme nga ato të përcaktuara, parashihet gjobë prej 100 euro.
“Dokumentet e vjetra, pas datës 12.02.2024 nuk do të vlejnë, pavarësisht kur u skadon afati. Domethënë me pasaportë të vjetër nuk mund të kalohet kufiri, me letërnjoftim të vjetër nuk mund të kalohet kufiri dhe as nuk do të pranohet si dokument nëpër institucione dhe me leje të vjetër për vozitje nuk mund të ngisni automjetet“, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndryshimi i dokumenteve personale dhe tabelave është obligim i dalë nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit kushtetues, e firmosur në vitin 2018.
Të tjera
-
Temperatura deri në 30 gradë, moti në Shqipëri
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të...
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...