Lajme

Maqedonci takon homologun italian: Jemi të vendosur përkrah aleatëve strategjikë

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 09 November 2023

Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të homologut italian, Guido Crosetto, po qëndron për një vizitë zyrtare atje.

Maqedonci dhe Crosetto, diskutuan rreth situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes.

“Falënderova ministrin Crosetto për mbështetjen dhe kontributin që Italia ka dhënë në Kosovë përmes trupave ushtarake dhe të sigurisë si pjesë e KFOR-it dhe EULEX-it. Ndërsa theksova se synimi i Kosovës është i qarta”, shkroi Maqedonci.

-Advertisement-

Ai është shprehur se angazhimi ynë për t’u anëtarësuar në organizatat euroaltantike reflekton vlerat demokraktike dhe properëndimore “që përqafojmë si shtet”.

“Jemi të vendosur që përkrah aleatëve tanë strategjikë, Kosova të jetë garantuese e sigurisë përveçse konsumuese e saj”, është shprehur ministri i Mbrojtjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera