Maqedonci nënshkruan një rregullore për rritjen e ushtrisë
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 10 July 2024
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se kjo ministri sot ka shënuar hap të rëndësishëm në aspektin e zhvillimin afatgjatë të Strategjisë së Menaxhimit të Sistemit të Mbrojtjes përmes Rregullores së nënshkruar për përcaktimin e procesit të Planifikimit, Programimit, Buxhetimit dhe Ekzekutimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Ky dokument thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të mbrojtjes në një periudhë afatgjatë është hartuar pas një analize të detajuar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, mbështetur nga Ambasada Amerikane përmes angazhimit të këshilltarit për PPBE, Joe Duncan, në kuadër të Programit Global të Reformës së Mbrojtjes”, shkruan Maqedonci në Facebook.
Sipas tij, rregullorja, përveçse qartëson secilin hap nga planifikimi deri në ekzekutim të aktiviteteteve që mbështesin në mënyrë direkte zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, përcakton dhe përgjegjësitë, autoritetin vendimmarrës, mënyrën e menaxhimit dhe koordinimin e monitorimin në MM dhe FSK.
“Përmes zbatimit të rregullores, procesi ciklik i PPBE-së do të jetë më efektiv e efikas në menaxhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e burimeve të mbrojtjes që do të zbatohet në mënyrë rutinore, me qëllim të rritjes së aftësive në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si aleat i vyer në të ardhmen i NATO-s. Unitet përpjekjesh për një ushtri në rritje”, ka thënë Maqedonci.
Të tjera
-
Lumturije Vuçetaj emërohet Kryeprokurore e Prokurorisë Themelore të Pejës
Lumturije Vuçetaj ka marrë shtatë vota për t’u emëruar Kryeprokurore e Prokur...
-
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK
Pas përfundimit dhe inaugurimit të sporteleve në Radiologji dhe në Biokimi në...
-
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuuan edhe këngëtarët e gastronomia
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka bërë të ditur...
-
Aeroporti “Adem Jashari” regjistroi katër milionë pasagjerë, Kurti arsye e sheh liberalizimin e vizave
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot i ka regjistruar katër...
-
Përfundojnë hetimet për “Albkings”, aktakuza gati
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi bashkë me...
-
Petrit Kryeziu zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren
Petrit Kryeziu është votuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Priz...
-
“Mezi pres të shoh çfarë do të arrini në vitin 2025” – Hovenier bën adresimin e fundit për kosovarët
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë adresimin e tij të fundit përpara...
-
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim për vendosjen e sanksioneve shte...
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 5 personave, dyshohet se i vrạnë 6 civilë shqiptarë – njërin e dọgjën për së gjalli
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku...
-
Mungesa e rrymës “për shkak të zhvillimit ekonomik”, Bajrami i reagon kryeshefit të KOSTT: Mjaft më me tallje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se kry...
-
Ja çfarë tha Kurti sot në Qeveri për terrin energjetik
Kryeministri Kurti e ka nisur sot mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për situatë...
-
SPAK del me njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kallëzuesin anonim
Një ditë pasi Erion Veliaj u mor në pyetje për 5 orë nga Prokurorët e Posaçëm...