Maqedonci: Kosova përveç SHBA-së po diskuton edhe me shtete tjera për blerje të armatimit
Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 18 January 2024
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur edhe për kërkesën e Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh. Ai po ashtu ka folur për raportet për rrezikun për luftë.
“Gjendja e rrezikshme për luftë është pikërisht për faktin se Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste dhe agresive në raport me Kosovën. Gjithë ky dislokim i forcave serbe në jug të Serbisë dhe përgjatë kufirit me Kosovën është vetëm një tejzgjatje ushtarake e politikës serbe dhe kjo e mban në tension situatën në Ballkan”, është shprehur Maqedonci.
Maqedonci tha se “kërcënimet nga Republika e Serbisë mund të jenë më të dukshme tani për faktin që kemi prezencë të ushtrisë së Kosovës në veri të vendit”.
“Kjo ka nxjerrë në sipërfaqe gjithë tendencat e grupeve që në njëfarë forme kanë vepruar për shumë vite ilegalisht në pjesën veriore. Kërcënimi dhe rreziku ka qenë gjithmonë aty. Shpërfaqja është bërë për shkak të ligjshmërisë që është duke u vënë atje”, tha ministri i Mbrojtjes.
Maqedonci ka folur edhe për armatimin.
“Asnjë sistem armatimi nuk blihet jashta plani që kemi. Shpejtimi i blerjes së fundit ka qenë për shkak të buxhetit që e kemi nga Qeveria e Kosovës, por edhe me buxhet shtesë, dhe kjo ka përshpejtuar blerjen. Ka edhe trajnim të përshpejtuar. Nuk po bëjmë asgjë jashtë planit që kemi për zhvillimin e Forcës së Kosovës. Jo të gjitha dihen për opinionin sepse çdo ushtri ka konidencialitetin”, tha Maqedonci.
Maqedonci ka thënë po ashtu se “Kosova bën blerje për armatim nga vendet e NATO-s, si Gjermania, Italia, Kroacia, Turqia”.
“Jemi duke diskutuar edhe me shtete tjera përveç SHBA-së për blerje armatimi”, u shpreh Maqedonci.
“Edhe me SHBA-në kemi bërë blerje tjera edhe para publikimi të Javelin”, tha Maqedonci.
Për blerjen e raketave “Javelin”, që pritet të marrë dritën e gjelbër nga Kongresi amerikan, Maqedonci është shprehur optimist se së shpejti do të aprovohet./Reporteri
Të tjera
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...