Fokus

Maqedonci: Dronët “Bayraktar” i kemi blerë me të gjitha sistemet, përfshirë rἀketat

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 15 May 2024

Në korrik të vitit 2023, Kosova bleru një sasi të dronëve “Bayraktar”.

Dronët nga Turqia, të cilët u treguan mjaft të sukseshëm në luftën në Ukrainë, janë blerë me të gjitha sistemet e nevojshme, përfshirë raketat.

Këtë e ka konfirmuar ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë të publikuar në Gazeta Infokus të martën.

-Advertisement-

“Mund të them, pa thënë ndonjë sekret që blerjen e tyre e kemi bërë me të gjitha sistemet e nevojshme, duke përfshirë edhe raketat që përdoren për luftë kundër këmbësorisë apo mjeteve të blinduara të forcave që mund të tentojnë invadimin e vendit tonë”, ka theksuar në këtë intervistë Maqedonci.

Tutje, ai ka treguar disa specifika të këtij lloji të dronit

“Dronët “Bayraktar” janë një sistem shumë i avancuar i mbështetjes nga ajri, që përveç aspektit të vëzhgimit për të cilën janë të njohur, kanë edhe aspektin e mbështetjes me zjarr, pra janë të aftë që të godasin objektivët në tokë nga ajri”, ka thënë ministri Maqedonci.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera